Ministri i Arsimit, Ramë Buja i ka sqaruar publikisht Universitetit të Prishtinës për pagesën e semestrit, të cilin ka thënë duhet ta bëjnë me përgjysmim të çmimit.
Ministri i Arsimit, Ramë Buja i ka sqaruar publikisht Universitetit të Prishtinës për pagesën e semestrit, të cilin ka thënë duhet ta bëjnë me përgjysmim të çmimit, siç e parasheh edhe vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës.
Në një deklaratë për medie, Buja ka thënë se sqarimin ia ka bërë UP-së dhe një gjë e tillë duhet të respektohet.
“Ne e kemi sqaruar, i kemi dërguar edhe shkresën dhe gjithçka është e qartë besoj për ata që duan ta përmbushin obligimin. Unë e kam bërë sqarimin me shkrim dhe iu kam dërguar të gjitha institucioneve, është vendimi i Qeverisë që është marrë vendimi për lirim, përgjysmim të çmimit të pagesës së semestrave dhe un i kam sqaruar përfundimisht, ata që donë ta respektojnë e respektojnë, ata që nuk duan duhet të jenë përgjegjës para ligjit”, ka thënë Buja.
Kjo deklaratë ka ardhur pas kërkesës së UP-së drejtuar MASHT-it se me çfarë tarife duhet të paguajnë semestrin studentët e doktoratës si dhe të niveleve tjera të studimit, të cilët këtë semestër po e paguajnë me vonesë.