Ja çfarë dëmi do të shkaktonte eksplozivi i kapur në Prishtinë


Policia e Kosovës mbrëmë arrestoi një shtetas të Serbisë, te i cili gjeti rreth 12 kg eksploziv, me të cilin po përgatitej të kryhej një sulm terrorist në Prishtinë.
Nëse misioni i këtij serbi do të realizohej, dëmet vlerësohet se do të ishin tejet të mëdha, si në njerëz ashtu edhe materiale. 
Policia ka publikuar sasinë e eksplozivit të kapur mbrëmë nga shtetasi serb S.G. por nuk ka bërë të ditur se për çfarë materie eksplozive bëhet fjalë. 
Frashër Ibrahimaj, ekspert për çështje të minimeve, thotë se dëmet do të kishin qenë të mëdha, në njerëz dhe të mira materiale nëse është fjala për 12 kilogramë eksploziv ushtarak. 
“Nëse bëhet fjalë për material eksploziv ushtarak, atëherë dëmet do të kishin qenë të mëdha si në njerëz ashtu edhe dëmet materiale”, tha Ibrahimaj për kallxo.com. 
“Rrezja e veprimit mund të kishte shkuar në një perimetër deri në 200 metra”, tha Frashër Ibrahimaj, ekspert për minime. 
Zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, përfshirë Presidenten Atifete Jahjaga dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni kanë thënë i dyshuari po përgatiste një sulm terrorist në Kosovë. 

KUSHTETUESES I NDËRROHET KREU


Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ka ditët e numëruara në krye të kësaj gjykate.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm atij dhe disa gjykatësve tjerë të kësaj gjykate do t’iu përfundojë mandati.
Kësisoj Hasani me shokë nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë më për të mbetur pjesë e kësaj gjykate, shkruan ‘Tribuna’.
Këtë shpjegim e jep njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka. Ai thotë se me ligji parashihet që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë të drejtë të rizgjidhen.
Megjithatë, sipas tij, Kosova është vend i çudirave dhe mund të ndodhë që shumë bëhen edhe në kundërshtim me ligjin

Më fund një vendim i mirë: 100 euro gjobë për ata që hedhin mjete piroteknike në shesh


Një qind euro do dënohet secili person në Prishtinë i cili nga 30 dhjetori deri me 3 janar ndez mjete piroteknike në sheshin “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” e “Ibrahim Rugova”.

Këtë vendim e bëri të ditur kryetari, Shpend Ahmeti në këshillin komunal për siguri në bashkësi ku tha se këtë vit numri i qytetarëve në sheshe do jetë shumë i madh për shkak të aktivitete të shumta andaj edhe siguria duhet të jetë më e lartë, raporton emisioni “038” në KTV.
Ai tha se konfiskimi i mjeteve piroteknike po vazhdon por që dënimi edhe i blerësve në këtë rast është i nevojshëm. Përfaqësuesit policorë të stacioneve në Prishtinë kanë deklaruar se po punojnë bashkë me komunën e nivelin qendror në një mjedis më të sigurt.

Ja VIP-at me operacione kirurgjike (Foto)


Nuk je “in” nëse nuk posedon vija seksi, të paktën, këtë përshtypje të “falin” këngëtaret tona, të cilat nuk po përtojnë që në masë të madhe t’iu nënshtrohen operacioneve të ndryshme kirurgjike.
Janë hiret trupore, ato që në njëfarë mënyre po mbajnë në skenë shumë këngëtare, marrë parasysh që me të dalë në skenë zëri i tyre nuk dëgjohet fare, porse është ekspozimi thuajse i të gjitha pjesëve të trupit, që po kërkohet më shumë në treg.

MORENA TARAKU 
Po i’a nisim nga Morena Taraku, ajo që dikur u kurorëzua si më e bukura e Kosovës, pas së cilës fshihej një dëshirë për të kthyer  veten e saj, në një femër “superiore”.
Buzet, gjoksi, mollëzat, janë disa nga operacionet që Morena i ka bërë tek vetja e saj.

ADELINA TAHIRI
Këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri, fillimisht u pa si një engjull, të paktën këtë e thoshte pamja e saj, porse tani ajo është kthyer në një “super bombë”, transmeton Indeksonline.
Buzët dhe gjoksi, poashtu duket të kenë qenë pika e dobët e Adelinës.

DAFINA ZEQIRI
E Dafina Zeqiri, publikisht e pranoi që nuk ishte e kënaqur me gjoksin e saj, andaj kreu edhe ndërhyrje në mënyrë që para “pasqyrës” ta shihte veten ashtu siç edhe e ëndërronte.

NORA ISTREFI
Ajo që shquhet si këngëtarja më seksi në trevat shqiptare, Nora Istrefi, nuk kishte se si tu shpëtonte ndryshimeve kirurgjike.
Rënia në peshë, dhe buzët e bëjnë të duken e “kompletuar”.

JONIDA MALIQI
Jonida Maliqi, e cila së fundmi po e sheh veten edhe si prezantuese, ka bërë dukshëm shumë operacione, në mënyrë që para publikut të duket si mos më mirë.
Këto janë disa nga këngëtaret të cilat kanë kryer operacione, urojmë që ato të jenë të kënaqura të paktën për disa vite.

Fillojnë ikjet ilegale edhe nga Aeroporti i Prishtinës


Në dy raste të ndryshme, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka qenë pikë tentimi për të kaluar në Evropë në mënyrë ilegale për dy qytetarë të Kosovës.
Që të dy, siç raporton policia, kanë tentuar të udhëtojnë për në Bazel të Zvicrës dhe në kontroll kanë prezantuar dokumente që dyshohet se janë falsifikuar.
Në të dyja rastet, policia, me urdhër të prokurorit ka konfiskuar dokumentet, ndërsa të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt. 

Kënd e ka sozi Tuna, zbulojeni (Foto)


Këngëtarja Altuna Sejdiu – Tuna e ka një sozi, e cila ka më shumë famë se ajo

Në vazhdën e ngjajshmërisë së VIP-ave hynë edhe këngëtaret Altuna Sejdiu si dhe ajo Taylor Swift.
Nga bashkimi i dy fotografive të tyre shihet se sa ngjajnë ato të dyja kur janë me flok të shkurtëra dhe me kapelë mbi kokë.

APPLE GJUNJËZOHET NGA RIVALI KINEZ “XIAOMI”

Para lansimit të iPhone 6 dhe 6 Plus, kishte shumë thashetheme se Apple do ta hidhte ne treg gjeneratën e re të iPhone me xhamin prej safiri, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Rivali i Apple, kompania kineze Xiaomi thuhet se do ta bëjë telefonin e saj të ri me materialin më të qëndrueshëm për ekranin e telefonit.
Xiaomi është duke planifikuar që telefonin e saj të ri ta pajisë me xhamin prej safiri.
Do të jetë Xiaomi Mi5 i cili përveç karakteristikave të shumta të avancuara të cilat do ti ketë, do të ofrojë edhe ekranin e qëndrueshëm, por edhe luksin dhe fuqinë e jashtëzakonshme për ta bërë këtë model më të mirin në Android.
Aktualisht, nuk dihet shumë për karakteristikat e Mi5, por thuhet se i njëjti do ta sjell ekranin në 5.7-inç me 3GB RAM. Sipas burimit, thuhet se Xiaomi Mi5 do të mund të prezantohet në CES 2015. /tema/