Krahas pagës që e merr si zëvendëskonsulle e Kosovës në Bruksel, Leonita Harxhi që nga janari i vitit të kaluar, kur është emëruar në pozitën diplomatike, ka marrë edhe rreth 19 mijë euro nga buxheti i Kosovës.
Këto të holla Harxhi i ka përfituar në emër të qirasë për banim në shtëpinë, të cilën ajo jeton tash e tetë vjet me bashkëshortin e saj, Bob Rodrigus.
Gazeta “Zëri” thotë të ketë siguruar “kontratën” nga burimet e saj brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), ku qiramarrës është Harxhi, ndërsa qiradhënësi është vajza e burrit të Harxhit, Ann Rodrigus.
Leonita Harxhi është e motra e bashkëshortes së dytë të ministrit të FSK-së, Agim Çeku.