Askush nuk e konfirmon zyrtarisht nëse deputeti Lahi Brahimaj ishte protagonisti kryesor i një përleshjeje që kishte ndodhur para pak netësh në boulingun e Qendrës Tregtare “Nertil” në Gjakovë.
Por burimet e gazetës “Zëri” thonë se edhe ai ishte i përfshirë në incident. Policia thotë se po heton rastin dhe deri më tani nuk është përcaktuar ende se kush është i dyshuar e kush dëshmitar. /Zëri/