Ingrit Gjoni ka publikuar video këngën "Mbretereshe" në të cilën përmblidhen pak a shumë te gjitha "ish" ne muzikën dance të cilat nuk duhen të rishfaqen më.
Shkretëtira - Perse vazhdojnë te bëhen videot ne vende te braktisura? Ishin te veçanta ne '90, por tani qe çdo video zhvillohet në rërë nuk ka me kuptim. Ecin në rërë, kërcejnë në rërë, çfarë ka kaq interesante kjo rëra? Pastaj asnjë përralle nuk fillon më - Na ishte një mbretëreshë në rërë me taka 20 centimetra...
Duete me këngëtarë të panjohur – Kush është Gjeto Luca? Përse gjendet ai në këtë video dance? Përse e kane veshur me rroba të bardha te pahekurosura? Perse e kanë ngjitur në maje të shkëmbit? Perse e lejuan te bëje ato shprehjet e çuditshme të fytyrës? Ndoshta i mëson në videon e ardhshme.
Kostumet ngjitur për trupit - Thjesht, jo më! Kanë dalë nga moda rreth 100 vjet më parë. Të paktën kur i vishni sigurohuni që trupin e keni perfekt dhe që kamera nuk ju përqendrohet ne mes te barkut.
Balerinat- Të paktën merrni ndonjë që ka përmasa te afërta me tuajat dhe jo ndonjë që të vërë ne dukje se nuk jeni në formë. Fizikisht apo koreografisht.
Tapa tapa tapa tapa tapa - Ashtu siç ndryshoni dhe tekstin mundohuni te ndryshoni dhe ritmin e këngës nga njëra ne tjetrën.
Hëna në qiell - Kur videot e muzikës dance në vitet '90 filluan të shfaqnin objekte të çuditshme në vende të cilave nuk ju përkisnin, kishte të bënte me halucinacionet që krijohen gjatë përdorimit të drogave të shumta që shoqëronin skenën e muzikës dance (lexo dhe tekstet) . Ndërkohë, lejimi i europianëve lindorë nga Moska në Shqipëri, për të bastarduar çdo gjë muzikale dhe për ta sjelle ne 101 versione të pakuptimta derisa ti japin një kuptim komplet tjetër. Rasti në fjalë, një shqiptare mbretëreshë që rrotullohet në maje të një hëne në shkretëtirë.
