Zërat për ndarjen e futbollistit Kaka nga bashkëshortja e tij Caroline Celico kishin dalë që në verën e kaluar.
Kur lojtari u largua nga Milani për t’u transferuar tek San Paolo e tani, zëdhënësi i mesfushorit brazilian ka konfirmuar ndarjen: "Janë ndarë, por nuk mund të jap asnjë detaj. Janë gjëra private".

Sipas faqes braziliane "Ego", një nga motivet kryesore të ndarjes është zgjedhja e Kaka për të luajtur në SHBA. Nga janari i ardhshëm braziliani do të luajë për Orlandon.