Tre meshkuj dhe një femër janë arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, pasi që të njëjtit dyshohet që kishin për qëllim të kontrabandonin tre meshkuj shtetas të Turqisë.
Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa tri viktimat shtetas të Turqisë janë strehuar në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.