Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë atë që parititë politike si LDK, AAK, Nisma e Vetëvendosje, nuk kanë arritur ta fitojnë me zgjedhjet e 8 qershorit, nuk mund ta fitojnë as një ditë pas zgjedhjeve.
“Rezultati nuk mund të ndërrohet me 9 qershor. Në opozitë nuk mund të na çojnë tre apo katër burra që janë mbledh, por vetëm qytetarët”, ka thënë Kuçi, që njëherësh është edhe zëvendëskryeministër dhe ministër në detyrë i Drejtësisë, raporton Koha Ditore.
Kuçi ka thënë se PDK-ja është përfundimisht për zgjedhje të reja.
“Po shkojmë në zgjedhje kush fiton ja paftë hairin”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se nuk është praktikë që fituesi të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve, por ka thënë se PDK po e bën këtë për të mirën e vendit.

Sipas Kuçit, PDK-ja do ta pranonte humbjen nëse vjen prej sovranit.
“Humbëm në 2002, e pranuam, më 2010 na than i humbëm votat. Fituam më 2014 që i bjen se nuk paskemi vjedhur as më 2010. Herën e katërt kemi me fitu më sigurt se herën e tretë”, ka thënë Kuçi, përcjell koha.net.

Kuçi ka pasur fjalë miradije për deputeten më të vjetër të legjislaturës së pestë, që falë kësaj i takon pozita e kryesueses së seancës konstituive.
“Brovina e ka menaxhuar mirë situatën”, ka thënë ai.
“Brovina e ka menaxhuar mirë situatën”, ka thënë ai.
Në fund ai ka thënë se fitoren, PDK-së, nuk i ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por qytetarët.