Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Lutfi Haziri pak para se të hyjë në selinë e LDK-së për të marrë pjesë në mbledhjen
Pak para fillimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së në Prishtinë, dy zyrtarët e lartë dhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së Lutfi Haziri e Agim Veliu janë “ftuar” në një takim në Ambasadën gjermane në Prishtinë. Këtë lajm e ka konfirmuar për Bota press vetë Lutfi Haziri pak para se të hyjë në selinë e LDK-së për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së në Prishtinë e thirrur për në ora 16h./botapress/