Peshëngritja shqiptare bëhet ngre sërish lart flamurin në arenën ndërkombëtare. Pas historisë që bënë pak ditë më parë në kampionatin botëror për të rritur në Almati të Kazakistanit Daniel Godelli dhe Romela Begaj, heroi i radhës kuqezi është Hysen Pulaku.
Në kampionatin e 23-të evropian për U- 23 që po zhvillohet në Limasol të Qipros, Pulaku fitoi tri medalje: dy argjendi dhe një medalje ari. Në shkëputje, 22-vjeçari do të nderohej me vendin e dytë kontinental; kampion Evropë në stilin e shtytje dhe në dygarësh merr medaljen e argjendtë me 369 kg të ngritura në total. Në stilin e shkëputjes Pulaku ka qenë superior në të tria provat. Tenton me 155 kg në provën e parë dhe e kalon me sukses, transmeton panorama.
Në provën e dytë ngre edhe +5 kg në pedanë dhe zot është sërish ai. Në provën e tretë dhe të fundit provon me +5 kg (166 kg) dhe finalizimi ka qenë perfekt, pasi i dhuron medaljen e argjendtë. E arta u mor nga peshëngritësi rus Albert Saiakov me 167 kg të realizuara, ndërsa e bronzta shkoi për bashkëkombësin e tij Viktor Karçenko me 163 kg.
Ndërkohë, më emocionuese bëhet shtytja. Pulaku provon të ngrejë 195 kg dhe nuk fal. Te prova e dytë e çon peshën në 203 kg, por siç duket kjo është dita e shqiptarit. Rrezikon tek e treta me 207 kg, por kësaj here dorëzohet në pedanë. Megjithatë, pesha më e lehtë trupore e tij 83.100 kg ndaj sfidantit Saiakov 84.750 kg e favorizon shqiptarin të kurorëzohet kampion Evropë në stilin e shtytjes.
Në përfundim të garës 85 kg, bateria A, Hysen Pulaku klasifikohet i dyti me 369 kg në dygarësh. Ndërsa kampion i kontinentit do të shpallej rusi Saiakov me 370 kg.