Pikat e shitjes MAXI, ju mundësojnë të fitoni dhurata përmes programit të shpërblimit MAXI PIKA, duke përfituar nga pikët e mbledhura nga blerjet
Çfarë është Klubi MAXI PIKA
MAXI ka menduar edhe për shpërblimin e klientëve të vet. Një program interesant, në të cilin mund të përfshihen të gjithë blerësit e rregullt, është MAXI PIKA. Ky është një program i krijuar posaçërisht për shpërblimin e klientëve tanë besnikë.
Si të inkuadroheni në programin MAXI PIKA
Anëtarësimi në Klubin MAXI PIKA është pa pagesë. Me plotësimin e një aplikacioni të thjeshtë, menjëherë pajiseni me kartelën tuaj dhe bëheni anëtarë të klubit. MAXI PIKA aktivizohet menjëherë pas blerjes së parë.
Si fitohen pikët
Pikët përfitohen për çdo blerje në vlerë prej 2€. Gjatë blerjes, paraprakisht, prezantoni kartelën tuaj MAXI PIKA në mënyrë që secili transaksion të shndërrohet në numër të caktuar të pikëve.
Si të mblidhen më shumë pikë
Të gjithë ju që jeni anëtarë të MAXI PIKA, duhet t’i përcillni aksionet tona dhe mbishkrimin e produkteve nga asortimenti i shitjes së rregullt. E dini pse kjo është e rëndësishme? Disa artikuj, në kohë të aksionit, mund të sjellin pikë të dyfishta.
Si ta dini se sa pikë keni mbledhur
Gjendjen e pikëve mund ta shihni në faturë, pas çdo blerjeje.
Si t’i përdorni pikët
Kur ta mblidhni numrin e caktuar të pikëve, përzgjidhni ndonjërën nga dhuratat që gjenden në katalogun e klubit MAXI PIKA.
Si merren dhuratat
Dhuratën mund ta merrni menjëherë në pikën shitëse më të afërt të MAXI’t, e kuptueshme, duke prezantuar kartelën e MAXI PIKA për të prezantuar numrin e mbledhur të pikëve nga kartela. Pikët e juaja, nga momenti i shënimit në kartelë vlejnë për 6 muaj.
Pas të gjitha këtyre informatave, hapi i parë që duhet të bëni, të nxitoni në cilëndo pikë të rrjetit të marketeve MAXI, për të bërë blerjen e parë, për të fituar pikët e para.
