Tifozët e Liverpoolit "pushtojnë" Madridin me këngë

Rreth 400 tifozë të Liverpoolit kanë udhëtuar në Madrid mbrëmë për të përkrahur skuadrën e zemrës në përballjen e sotme ndaj Real Madridit. Por numri i tyre nuk ka qenë aq i madh sa ka qenë zhurma dhe atmosfera që kanë bërë në Madrid.
Tifozët anglez kanë kënduar këngë tërë natën për idhujt e tyre të cilat ishin ironike. Ata këndonin se kanë krijuar mesfushorët më të mirë në botë, duke përmendur emrat e Gerrard, Mascheranos e Xabi Alonsos.
Poashtu anglezët ironizonin me Realin duke përsëritur këngën 5-1 duke kujtuar statistikat e frikshme që i ka Liverpooli në histori në përballjet me Realin./Indeksonline/