4 këshilla për të përballuar ciklin pa shumë mundim


Përkëdheleni veten me një darkë. Gjatë ditëve të ciklit të menstruacioneve përgatitini vetes një pjatë me perime, makarona si dhe produkte që përmbajnë vitaminë B6 e cila mposht humorin e keq.
Darkën tuaj shoqërojeni me një gotë verë të kuqe e cila çliron endorfinë, substancë që stimulon ndjesinë e lumturisë. Veç bëni kujdes të mos e teproni me verën, pasi shkakton dhimbje koke dhe shpërqendrim.
-Një masazh në këmbë për disa minuta në pjesën e poshtme të saj në drejtim me gishtin e dytë, ndihmon për qetësimin e dhimbjeve. Kjo gjë mund të bëhet fare mirë nga partneri juaj.
-Gjatë këtyre ditëve del në pah anemia, e cila i bën femrat të pafuqishme. Një vakt i bollshëm me mish të kuq iu bën shumë mirë.
-Seksi është i dobishëm edhe në ditët e ciklit, pasi lehtëson dhimbjet dhe përmirëson humorin, duke çliruar endorfinën.