Një vrasje me armë ka ndodhur paraditen e sotme në Kamëz pas një grindjeje të çastit. Qerim Kaci, 50 vjeç, është goditur me armë para shtëpisë së tij dhe ka humbur jetën disa minuta më pas, sapo ka arritur në spital.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ibrahim Rugova”. Autori është një 30-vjeçar. Forca të shumta police kanë shkuar në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e vrasjes, raporton BW.
Autori ende nuk dihet, ndërsa Policia ka rrethuar zonën dhe po bën provat balistike. Paraprakisht dyshohet për një vrasje të organizuar dhe për hakmarrje.