Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda e ka mbrojtur rektorin Ramadan Zejnullahu.
Përmes një statusi në Facebook, Deda shkruan se nuk duhet lejuar që UP-ja të mos bëhet një universitet i mirëfilltë.
Lexojeni postimin e plotë të Ilir Dedës:
Rektori Ramadan Zejnullahu po përballet me presion të tmerrshëm për shkak të vendosmërisë, integritetit dhe qëllimit të tij që ti japë fund katandisjes së UP-së. Ai mbase do të detyrohet të japë dorëheqjen për shkak të parimit të cilin e mbron, porse nuk duhet të lejojmë që të jetë i vetmuar në këtë betejë fundamentale për UP-në. Nuk duhet të lejojmë që UP-ja të mos bëhet një Universitet i mirëfilltë për shkak të manipulimeve të ulta të gjithë atyre që duan diplomë pa meritë, pa cilësi dhe pa dije. Është përgjegjësi e çdonjërit prej nesh që ta mbrojmë kauzën për një Universitet ku duhet të ketë standard dhe cilësi akademike, ndershmëri, dije, rregull. Ku duhet pasur diploma të merituara nga studentë të mirëfilltë dhe profesorë të njëmendtë që nuk i kanë blerë diplomat, magjistraturat dhe doktoraturat e tyre.#meRektorin .