Ja sa para dha Sami Lushtaku për lirim nga paraburgimi!


Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Jahir Demaku dhe Sahit Jashari të akuzuar për krime lufte në rastin e njohur si "Grupi Drenica”, janë liruar me dorëzani, pasi gjykata ua zëvendësoi paraburgimin me masën e dorëzanisë.

Janë liruar në të njëjtën mënyrë nga paraburgimi edhe Isni Thaçi dhe Zeqir Demaku të akuzuar në procesin e njohur me emrin “Drenica 2”.
Lajmin për lirimin me dorëzani të Sami Lushtakut e konfirmoi për KALLXO.com, avokati i tij Arianit Koci.
Ai tha se për lirimin e klientit të tij u dhanë si garanci 50 mijë euro.
”Është aprovuar kërkesa ime. Gjykata e ka aprovu të njëjtën edhe për të tjerët, ndërkaq vlera që ne kemi ofruar është 50 mijë euro”, tha Koci.