Nuk është hera e parë që Kallashin e ndalon policia kufitare. E ndali policia edhe kur duhej të shkonte në një mbrëmje muzikore në Bujanovc e Preshevë.
Kështu po i ndodhë edhe në pikën kufitare të Maqedonisë. Ajo sonte ka pasur të marrë pjesë në një mbrëmje muzikore në Tetovë, tek siç u informua Kosovarja, janë duke pritur me qindra fansa në qendër të Tetovës.
U munduam të vejmë kontakt me Kallashin. Përmes linjës të ndërprerë herë pas here, mezi i dëgjuam këto pak fjalë nga Kallashi, e cila ishte nervozuar nga pritja e gjatë, por dhe maltretimi nga policia maqedone.
S di vëlla, çka duan këta. Krejt dokumentet në rregull… Por, posa e kuptuan se jam Kallashi, kërkuan që të dal nga vetura dhe të më shohin… Unë këmbëngula, nuk desha të dalë dhe ja ende jemi në kufi… o Zot o Zot…