Kim Kardashian dhe Kanye West ndoshta po tentojnë të kenë edhe një fëmijë të dytë por sipas burimeve të 'InTouch' çifti po mendon të aplikoj për divorc.
Martesa shtatë muajshe është goditur nga sjelljet e Kanye por se Kim nuk mendon ta duroj edhe më tutje.
E fundit del të jetë refuzimi i bashkëshortit të saj për të qenë me familjen Kardashian.
Reperi 37 vjeçar nuk mori pjesë në darkën e Falënderimeve duke udhëtuar në Francë për të qenë me miqtë e tij.
"Kim është e lënduar, ai braktisi atë dhe North për festë", tha burimi.
Dyshja u martua në majin e këtij viti dhe kanë një fëmijë së bashku, një vjeçaren North West.