Javorja gjermane, Zeit, e ka publikuar një artikull në të cilin thotë se me mijëra foshnje serbe janë shitur pasi iu kanë marrë nënave menjëherë pasi i kanë lindur.
Sipas këtij shkrimi, prokuroria serbe vazhdon të heshtë për raste të tilla megjithëse ka raste që kanë ndodhur vite më parë.
Mediumi e ka intervistuar një grua serbe me emrin, Mira Dobrosavljeviq e cila thotë se kurr nuk do e harrojë momentin kur e ka lindur djalin e saj më 2 nëntor të vitit 1989 në Pançevë të Serbisë.
46 vjeçarja thotë se menjëherë pasi ka lindur mjekët i kanë thënë se ka pasur disa komplikime dhe për këtë arsye është dërguar në Beograd.
Tre ditë më vonë i kanë thënë se foshnja ka vdekur, ndërsa për varrimin e djalit do të kujdesët spitali. 
“Në Jugoslavinë e atëhershme ende i besonim shtetit. Deri atëherë as që më binte ndërmend të dyshojë”, thotë Mira.
Zeit shkruan se kjo nënë serbe është tronditur kur e ka marrë vesh se djali i saj në fakt është i gjallë dhe se ai ishte shitur si foshnje.
Rasti i saj sipas mediumit gjerman nuk është i vetmi.
Asociacioni serb i prindërve thotë se janë nga 6 mijë deri në 10 mijë raste të fëmijëve që janë “zhdukur” në mes të vdekjes dhe autopsisë.
Deri më tash, ky asociacion duke realizuar teste të ADN-së ka arritur të bie në gjurmë të 42 fëmijëve që shitur që tash janë në moshë madhore.
Ndërkohë rastet e zhdukjes së fëmijëve po vazhdojnë.
