Në botë asnjëherë më parë nuk kanë jetuar aq bilionerë. Për momentin janë 2.325. Në vitin 2014 janë shtuar edhe 123 anëtarë të rinj në këtë grup
Bilionerët më të mëdhenj të vitit 2014 kanë fituar shumë biliona.
Xhek Ma - 18.5 biliona dollarë
Themeluesi dhe pronari i Alibaba ka fituar më shumë para se çdo njeri në planet këtë vit. Pasuria e tij është zmadhuar për 173%. Biznesi i tij ka filluar me 60 mijë dollarë, ndërsa sot ka vlerë prej 29.2 biliona dollarëve.
Uoren Bafet - 13.5 biliona dollarë
Mësuesi i madh i investimeve racionale ka fituar 23% më shumë këtë vit se më parë.
Pasuria e tij ka vlerën prej 72,6 biliona dollarëve.
Bill Gejts - 10,5 biliona dollarë
Njeriu më i pasur i planetit me pasuri prej 83.1 biliona dollarëve ka fituar 10 biliona dollarë, por përqëndrohet në përmirësimin e jetës në shtetet e pazhvilluara nëpërmjet fondacionit të tij.
Mark Zukerberg - 8.4 biliona dollarë
Këtë vit, Facebook ka dhënë 19 biliona dollarë për ta blerë aplikacionin WhatsApp, por ata vazhdojnë të qëndrojnë në maje të bursës.
Patrik Drahi - 5.1 biliona dollarë
Gjiganti zviceran i telekomunikimit këtë vit bleu Telekomin e Portugalisë dhe 42% të mediumit Vivendi. Prona e tij ka vlerën prej 9.6 biliona dollarëve, ndërsa vitin e kaluar u rrit nga 215 në vendin e 132 të listës së njerëzve më të pasur të revistës "Forbes".