Pengu i shkruan nënës: Jam mirë, nuk mund të flas!


14:58 Pengu i shkruan nënës: Jam mirë, nuk mund të flas! Një prej pengjeve në kafenenë Lindt në Sydney i ka shkruar një mesazh nënës së tij teksa po vazhdon të mbahet brenda.

“Nënë, jam brenda në kafenenë Lindt në Sydney”, ka shkruar djali i saj, tregoi nëna Mel. Ajo tha se zemra iu ndal për një moment dhe ia ktheu mesazhin. “Cfarë po ndodhë, a je mirë?” – “Mirë jam,nënë. Nuk mund të flasë”, ka qenë përgjigja.