Prezantuesja qëllohet live me shpullë (Video)


Presentatorja dhe modelja indiane Gauahar Khan është traumatizuar në momentin kur një spektator, pjesë e audiencës së programit televiziv që ajo prezanton e qëlloi me shpullë, për shkak se mendonte se veshja e saj ishte e papërshtatshme dhe provokative.
24 vjeçari Akil Malik ishte ofenduar nga prezantimi i modeles në natën finale të kompeticionit “Raw Star” në Mumbai.
Në një moment ai u ngrit nga karrigia dhe pasi e kërcënoi e qëlloi me shpullë kur emisioni transmetohej live.