Së shpejti në treg iPhone 7


Apple pritet të lansojë dy pajisjet e reja pas Apple Watchit, që planifikohet të vijë në pranverën e vitit 2015 përkrah iPhone 6S-it.

Sipas një raportimit të fundit, Apple do të dyfishojë madhësinë e RAM-it në iPhone 7 dhe iPad Air 3. iphone 7 do të ketë dy GB RAM, ndërsa iPad Air 3 do të ketë 4GB , transmeton koha.net.
iPhone 6 dhe 6 Plus erdhën me nga 1GB RAM kurse Air 2 kishte 2GB.
Nëse kjo konfirmohet atëherë iPhone dhe iPadi i ri do të jenë shumë më të shpejtë dhe do të “vrasin” kundërshtarët duke marrë parasysh se edhe çipi i Samsungut do të jetë pjesë përbërëse e këtyre pajisjeve.