Shtatzënia nuk ia prish format Norës (Foto)


.Nora Istrefi vazhdon të ketë një trup seksi, edhe pse është në mes të shtatzënisë së saj.

Këngëtarja kosovare së fundi konfirmoi spekulimet se ajo pret fëmijën e parë të saj me bashkëshortin Robertin. Kjo e detyroi atë të largohet nga konkurrenca në “Dance With Me”, i cili spektakël përfundoi mbrëmë.
Por, ajo ndoshta është ngutur me largimin nga spektakli pasi, edhe pse hoqi dorë, fiziku i saj ende nuk ka ndryshuar shumë.
Nora ka postuar një fotografi në Instagram ku tregon vijat seksi të trupit, me barkun që ende nuk duket i fryrë. Fotografia është realizuar mbrëmë, ku Nora ishte mysafire në finalen e shout në fjalë.