Të hënën bie borë në Kosovë


Nga e diela mot më i ftohtë, në vise malore me borë, e nga e hëna mundësi për borë edhe në vise të ulëta

Gjatë ditës së diel një front i mbyllur pritet të kaloj përgjatë rajonit tonë, duke hapur kështu rrugën për masa më të ftohta ajrore të depërtojnë nga verilindja e kontinentit. Gjatë së shtunës mbrëma dhe të dielën nëpër vise malore të reshurat e shiut pritet të shndërrohen në të reshura bore.
Më pas gjatë ditës së hënë një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të sjell masa më të ftohta polare. Kryesisht në vise malore do të ketë të reshura bore. Temperaturat do të shënojnë rënie, por që maksimalet do të vazhdojnë të mbeten mbi 0C, e ato minimale rreth 0C, sipas "Prishtina Weather".
Të hënën në mbrëmje një tjetër ciklon pritet të krijohet mbi gjirin e Gjenovës, dhe gjatë ditës së martë do të zhvendoset më në jug. Por nga ky ciklon nuk pritet që mbi vendin tonë të ketë të reshura, por do të ndikojë që të kemi mot jostabil dhe kryesisht me vranësira. Të martën në mbrëmje ka mundësi që nga lindja të vijnë vranësira me të reshura të dobëta bore.