Një prej konkurrentëve kontravers të Dancing ëith the Stars Albania, Valer Kolnikaj, është larguar nga spektakli i vallëzimit, pas ofendimeve të rënda ndaj këngëtares shqitpare, Tuna.
Mbrëmja e katërt e Dancing ëith the Stars u karakterizua me performancën befasuese të balerinës italiane, Valeria Marini, e cila shokoi me paraqitjen e saj seksi.
Nga ana tjetër edhe konkurrentët e bënë këtë natë shumë të nxehtë.
Ishte Tuna që u paraqit denjësisht me vallëzimin e Waltzit, ku arriti të marrë mjaft pikë për performancën e saj.
Megjithatë, ishte ish-konkurrenti i Big Brother, kontraversi Valer Kolnikaj i cili ofendoi këngëtaren, duke thënë se ajo i merr vlerësëimet në mënyrë jo të drejtë, dhe bëri gjestin e prekjes në organin gjenital në mes të skenës, që u shoqëruar me kritika të ashpra nga juria.
Në “dance-off” u ballafaquan Valeri dhe Amos Zaharia, ku u largua Valeri për shkak të banaliteteve dhe ofendimeve ndaj këngëtares shqiptare.
Tuna për këtë gjë ende nuk ka bërë asnjë koment, teksa menjëherë pas përfundimit të shout është larguar drejt hotelit ku po qëndron në Tiranë, pa dhënë asnjë deklarata për mediat shqiptare pas këtyre ngjarjeve.
Dancing With the Stars ka pasur dy largime këtë javë, Valerin dhe Diellzën, dy miq shumë të mirë të krijuar brenda spektaklit, por që njëra u largua për shkak të një dëmtimi fizik, teksa tjetri u largua për shkak të sjelljes banale.