
Promovimi i këngës “N.U.N” javën e kaluar nga Blero, ka nxitur përsëri thashethemet se ai i ka dhënë fund martesës me aktoren Teuta Krasniqi. Në media Blero vazhdimisht përgjigjet në këtë pyetje tërthorazi por asnjëherë nuk flet direkt për gjendjen në të cilën është martesa e tij
Blero më sa duket ka zgjedhur një mënyrë të çuditshme të promovimit të këngës së tij.
Kënga “N.U.N” e promovuar nga ai të shtunën që lamë pas, që është një baladë titulli i plotë i së cilës është “Ne u ndamë” u bë subjekt i thashethemeve një ditë pas kur këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj shkroi një status në rrjetet sociale se “Blero është beqarë”.
Express të njëjtën ditë e kontaktojë Bleron i cili tha se kjo “ishte një shaka e Afërditës” dhe se “ai nuk e ka shkruar tekstin e këngës”.
“Kënga nuk ka të bëj asgjë me jetën personale”, tha Blero por ai asnjëherë nuk e tha, edhe pse u pyet, se a është e vërtetë ndarja e tij em Teutën.
Kjo nuk është e tëra, Blero të nesermën ishte ftuar në një intervistë edhe në Klan Kosova ku prapë i bëri bisht pyetjeve të gazetarëve të emisionit Ëazz Upp kur u pyet për këtë çështje.
Por, në një rast në një pyetje të mëvonshme ai thoshte se pjesë të këngës prekin edhe shpirtin e tij dhe se “ajo është promovuar në një kohë kur një person nuk ka dashur ta bëj këtë”. Nëse është kështu kush është ai person?
E tërë ky mister duke filluar nga postimi i çuditshëm i Afërditës, mandej deklaratat e tij që i ikin pyetjes “A je ndarë me Teutën”, duke mos thënë as “po” dhe as “jo” bëjnë që më së shumti të klikohet kënga e tij dhe të dyshosh që tërë këtë gjë blero po e bën për promovimin e këngës derisa ai e mban peng të vërtetën për statusin civil të tij.