Nuk do të fotografohem më ,as s’do të dal më lakuriq…S’do të postoj më të pasmet e mia . Boll më – thotë e vendosur Kallashi për Kosovaren.
Ju të portaleve jeni ata që ndikuat të marr këtë vendim. Kallashi nuk ka vetëm të pasme,vetëm prapanicën që e vlen të shkruhet. Pak a hiç është shkruar për këngën e klipin që e pata ,i cili ka arritur afëe pesë milion klikime. Pak a hiç u shkrua edhe për angazhimet e projektet e mia të reja që i realizoj. Këto duhet të përmenden,të publikohen.
Jo dhe qytetari të krijojë mendimin se unë veç postimeve të fotove të mia lakuriq,reklamimit të prapanicës sime , s’bëj gjë tjetër.
Nuk është ky imazhi im i vërtetë – thotë me revoltë Kallashi,e cila tash është tepër e angazhuar nëpër qendrat tona televizive ,të cilat kanë filluar xhirimet e programeve festive të Vitit të Ri.