Berisha 49 pikë, Prishtina fiton dramën kundër Yllit

Golden Eagle Ylli ishte afër t’ia shkaktonte një humbje të befasishme Sigal Prishtinës.

Sigal Prishtina ka vazhduar me fitore në elitën e basketbollit kosovar, edhe pse kësaj here më ndryshe.
Golden Eagle Ylli i bëri prishtinasit të ‘djerësiten’ shumë për t’i fituar dy pikët e radhës.
Ishte Dardan Berisha ai i cili me 49 pikë ia siguroi në fund fitoren 81:80 bardhekaltërve, të cilët në shumicën e takimit ishin në disavantazh.
Te vendasit, më efikasi ishte Najee White me 28 pikë e plot 18 kërcime, teksa Urim Zenelaj shtoi 21 të tjera.