Viktima e dhunës: Policia më tha se gratë lypin rrehë (Video)



Për disa vjet me radhë gruaja me inicialet F.K po përballet me kërcënime dhe shantazhe nga ish-bashkëshorti i saj. Ajo u shkurorëzua për shkak se ish-burri ushtroi dhunë ndaj saj, dhunë kjo e cila nuk ka të ndalur. Pas shkurorëzimit ai ia rrahu vëllezërit ish-gruas aq sa kishin nevojë për trajtim në spital. Ajo frustrimin më të madh e ka me institucionet nuk i ofruan ndihmë. Gjatë gjithë viteve të martesës F.K i duroi rrahjet dhe maltretimet për çka edhe kërkoi divorcin duke e lënë një fëmijë dy vjeçar. Fëmija i saj tash është nëntë vjeç dhe nëna nuk e ka parë asnjëherë. Përveç kësaj, edhe pas ndarjes ajo vazhdon të kërcënohet dhe të shantazhohet nga ish-burri. Thotë se kërkoi mbrojtje por se ajo nuk iu ofrua kurrë. "E kam lajmëru policinë, policia gjithmonë ka heshtë plus edhe policia më kanë thënë se gratë lypin rrehë, mirë ua bëjnë se ato dojnë rrehë. Gjykata e ka dënu me kusht, asnjëherë s'ka marrë më parasysh çka kemi folë, ëka kemi thanë. Kam kërku drejtësi prej tyre, gjithmonë jam merr me institucione të drejtësisë kurrë asnjëherë nuk kanë dalë me e zbardhë një rast ose me na ndihmu neve", tha ajo për KTV'në. Në shenjë hakmarrje ish-burri sulmoi edhe anëtarët e familjes së saj. Vëllai i saj u rrah aq sa kishte nevojë për trajtim mjekësor pasi kishte thyerje të kafkës. Për këtë rast po zhvillohet një proces gjyqësor, por familjarët e saj dyshojnë se vendimi i Gjykatës Themelore nuk do të jetë në favorin e tyre, ngase ish-dhëndri ka njerëz të afër të "fortë".
Viktima e dhunës Policia më tha se gratë lypin... by GazetaExpressTV