BLEONA KRITIKOHET NGA SHQIPTARËT NË SHBA

Dje ka nisur reality show ku merr pjesë edhe Bleona Qerreti, "Euros". Shqiptarët që jetojnë në Amerikë kanë nisur kritikat ndaj Bleonës e cila mesa duket po e tepron

Ky reality tregon jetën e evropianëve në Amerikë dhe batuta e Bleonës: "Unë përfaqësoj vajzat shqiptare" nuk i ka pëlqyer aspak vajzave shqiptare që po ndiqnin programin për të mos folur për mënyrën arrogante me të cilën i drejtohej prindërve.

Në rrjetet sociale kanë filluar komentet negative ndaj Bleonës e cila mesa duket, ka nxjerrë aq shumë broçkulla për veten saqë të tjerët e kanë quajtur të marrë dhe që në Shqipëri ajo do jetë ndonjë tip "gipsy" ( cigane ).

Kulmi i komenteve "tallëse" ndaj Bleonës ka arritur kulmin kur kjo e fundit ka thënë që të gjithë shqiptarët pa përjashtim kanë një poster të sajin në shtëpi./Indeksonline/