Vjen telefoni i parë nga Microsofti pa logon e Nokias [foto]

Microsoft ka në plan që të sjellë telefonin e parë Lumia duke mos përfshirë logon e Nokias.

Sipas disa fotografive që po qarkullojnë, shihet Lumia RM-1090 që në pjesën ballore të tij në vend të logos së Nokias, që përdorej më parë, tash do të shihet ajo e Microsoftit.

Microsoft kohë më parë njoftoi se do të shuajë tërësisht Nokian dhe se ky pritet të jetë hapi i parë zyrtar në “zhdukjen” e plotë të kompanisë së famshme.