Bleona pranon se ka turpëruar prindërit: Nuk dalin nga shtëpia


Edhe vetë Bleona Qereti e ka pranuar faktin se i ka turpëruar prindërit, por nga ana tjetër ajo është shprehur se në fund të ditës ishte bukur kur vëmëndja ishte tek ajo. Ndonëse është munduar që ti qetësojë, ajo ka theksuar se prindërit e kanë të vështirë të dalin nga apartamenti.

Duket se kjo gjë është kaluar me sportivitet nga ana e saj, pavarësisht se pranon faktin se është ndier në siklet me fustanin që kishte veshur. Fustani i cili ishte një rrjetë i nxori në pah format e saj, por në tapetin e kuq ajo nuk u vlërësua për këtë zhveshje.
“Ata nuk po dalin nga apartamenti. Madje nuk duan të dalin fare sot", ka thënë Bleona për Us Weekly pas performancës së saj me fustanin rrjet në AMA. Ajo ka komentuar sjelljen e prindërve të saj, të cilët janë turpëruar pasi panë vajzën gati nudo në tapetin e kuq të American Music Awards. Fustani i Bleonës ishte dizenjuar nga Shahla Dorriz.