Përveç Gentës, Kallashi i ka edhe tri pika të dobëta


Valltarja e popullarizuar Donjeta Kosumi ditë më parë, kishte thënë se pika e dobët e saj është këngëtarja Genta Ismajli, duke nënkuptuar kështu se është idoli i saj në muzikën shqiptare.

Mirëpo, Kallashi, siç njihet me nofkën e saj, në një bisedë për Veriu.info ka treguar se pikë të dobët prej artistëve shqiptar e ka edhe Ermal Mamaqin.
Ajo është pyetur se cili politikan shqiptar i pëlqen më së shumti, si dhe cili futbollist, ndëra përgjigjeja e saj ka qenë se pikë të dobët i ka Lulzim Bashën dhe Lorik Canën.