Një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri vjehrrin, pasi u nda nga vajza e tij vetëm pak kohë pas martesës. Ngjarja është shënuar në fshatin Pulah në komunën Moglicë të Korçës.
Policia ka arrestuar shtetasin Kristian Bajramaj, i cili qëlloi me armë zjarri vjehrrin e tij, Ylli Sora. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte, pasi gjatë rrugës kishte humbur shumë gjak.
Mësohet se palët janë grindur fillimisht me njëri-tjetrin, pasi vjehrri ka shkuar të ballafaqohet me dhëndrin lidhur me ndarjen, por gjithçka ka degraduar në përdorimin e armës nga 34-vjeçari, i cili ka qëlluar në drejtim të vjehrrit të tij duke i shkaktuar vdekjen.