Tableti i spekuluar i Apple-it, iPad Pro spekulohet se do të jetë i hollë sa telefoni iPhone 6.
Blogu japonez Macotakara, ka pohuar se tableti me ekran 12.2-inç, do të jetë i hollë 6.9 milimetra ose 7.1, hollësi që e ngjashme me atë të iPhone 6 Plusit.
Në raportin e këtij logu, shkruhet se tableti nuk do të jetë i hollë aq sa iPad Air 2 (6.1 mm), por do të jetë njëra nga pajisjet më të holla që Apple ka prodhuar ndonjëherë, transmeton Koha.net.
Pajisja pritet të publikohet në pjesën e parë të vitit 2015, edhe pse Apple tradicionalisht ka lansuar iPadët në fund të vitit.
© KOHA.net