Roberto Di Matteo ka kërkuar falje nga tifozët e Schalkes për debaklin e pësuar nga Chelsea, me rezultat 0:5, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Chelseas e ka deklasuar Schalken. Ekipi londinez ka shënuar fitore ndaj ekipit gjerman me rezultat të thellë 0:5, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes, trajneri i ekipit nga Bundesliga, Roberto Di Matteo ka kërkuar falje nga tifozët e Schalkes për debaklin e pësuar nga Chelsea.
"Kur ju pranoni gol në minutën e parë ndeshja, ndeshje bëhet edhe më e vështirë. Ne i respektuam shumë Chelsean dhe u dhamë shumë hapësirë të cilën e shfrytëzuan. Më vjen keq për këtë rezultat nga tifozët.”, ka deklaruar italiani.