Thaçi bën homazhe te Jasharajt


Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku deklaroi se “duke respektuar të kaluarën, luftën heroike dhe gjakun e derdhur për liri, po ndërtojmë shtetin e Kosovës dhe të ardhmen tonë”.
Ai ka shtuar se sot përkujtojmë të rënët e kombit, komandantin legjendar Adem Jashari, të rënët e familjes Jashari dhe të gjithë komandantët dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Thaçi ka thënë se duke kujtuar të kaluarën marrim energji të reja për t’u angazhuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.