DY MUAJ E VDEKUR NË GROPËN E NJË ASHENSORI

Dje në Lezhë, në gropën e ashensorit të një pallati, u zbulua se prej javësh ndodhej trupi i pajetë i një gruaje.

Për çudi askush nuk e kishte vënë re deri mëngjesin e kësaj të diele. Era e përhapur nga trupi i dekompozuar i gruas bëri që banorët të njoftojnë policinë, e cila gjeti në bodrumin e Pallatit (vend në të cilin ndodhet gropa e ashensorit) trupin e pajetë.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si 46-vjeçarja Lule Jakbashaj, nga fshati Balldre i Lezhës. Burime pranë policisë bëjnë me dije se trupi i pajetë i 46-vjecares ishte i dekompozuar, çka tregon se vdekja e saj ka ndodhur prej javësh. Mësohet gjithashtu se në pallatin ku u gjet trupi i pajetë jetonte një kushërirë e viktimës, e cila po merret në pyetje lidhur me këtë ngjarje. Përveç vdekjes aksidentale, dyshimet e bluve të qytetit të Lezhës çojnë edhe në pistën e vrasjes, sipas së cilës gruaja mund të jetë hedhur aty pasi është vrarë, por megjithatë autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes. Burime pranë uniformave blu thanë se në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dhune.