Në ndeshjen Ferizaj – Trepça ’89, në pjesën e parë ishte gjithçka në rregull, pasi takimin e drejtonte Hajriz Hajdari. Pasi që gjyqtari nga Drenasi pësoi një lëndim, gjykimin e ndeshjes e vazhdoi Bajram Gashi. Ky i fundit për vetëm 45 minuta arriti të ‘krijojë’ shumë armiq. Sipas sulmuesit të Ferizajt, Enis Kuka, gjyqtari Bajram Gashi e ka ofenduar disa herë duke e sharë në mënyrën më të keqe.
“Po, që nga fillimi gjyqtari më ka ofenduar. Në fillim kam menduar se nuk është duke biseduar me mua, por pastaj lojtarët e mijë më treguan që mua është duke mu drejtuar. Për këtë kam dëshmitar edhe Betim Haxhimusën dhe Leutrim Bekteshin e Trepçës ‘89”, tha fillimisht Kuka për gazetën Arena.
Kuka thotë se pas përfundimit të ndeshjes ka shkuar që të kërkojë sqarim nga ai për sharjet, por ai e ‘shpërbleu’ me një karton të kuq. “Nuk e di arsyen pse ai ka vepruar kështu. Pas përfundimit të ndeshjes kam shkuar ta pyes se pse më ka ofenduar. Ai më ka thënë të largohem, por unë desha ta dijë arsyen dhe ai më ndëshkoi me karton të kuq”, pohoi Kuka. /Telegrafi/