Eden Hazard është lojtari që nuk ka huqur asnjë penallti në ndeshjet e ligës.
Futbollist belg i Chelseat, Eden Hazard, është lojtari më i saktë nga penalltitë.
Edhe pse huqi një të tillë kundër Mariborit, Hazard ka shënuar 17 penallti nga 17 tentime në takimet e Premierligës.
Njëherësh, ai është lojtari më i saktë nga pika e bardhë në të gjitha ligat, duke lënë prapa Diego Castron, Xabi Prieton, Leighton Baines, Cristiano Ronaldon e madje edhe Lionel Messin.