Mediat kosovare: Arrihet marrëveshja për postet qeveritare mes PDK dhe LDK


Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duke se kanë arritur marrëveshjen edhe për ndarjen e posteve në qeveri.
Gazeta Ekspress shkruan se Kryeministri do të jetë i LDK–së. Ajo do të marrë edhe 7 poste ministrash. Ndërsa, PDK e Hashim Thaçit do të drejtojë 8 ministri.
4 ministri të tjera do t’u takojnë minoriteteve. Hashim Thaçi do të kandidojë për President pas dy vitesh, kur përfundon mandati i Atifete Jahjagës.
Pasdite, Mustafa dhe Thaçi kanë zhvilluar një takim në zyrën e kreut të shtetit. Sipas mediave në Prishtinë, ata i kanë kërkuar Jahjagës që seanca e konstituimit të Kuvenidt të zhvillohet më 8 dhjetor.
Presidentja mendon që kjo seancë duhet të zhvillohet brenda nëntorit. Kjo shtyrje duket se ka të bëjë me vijimin e bisedimeve për programin e qeverisë së re të koalicionit LDK-PDK.