Altuna Sejdi, e njohur më mirë me emrin Tuna, është befasuar që në mëngjes me një dhuratë.
Në fakt, ajo ka marrë një pako të madhe, e cila i ka ardhur nga ishulli indonezian, Bali, transmeton Telegrafi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e Instagramit. “Drejt nga Bali në Tiranë. Faleminderit ktz. Nuk mund të kishte një thirrje më të mirë për tu zgjuar në dhomën time #GoodieBox””, ka shkruar Tuna përbri fotos së publikuar në Instagram, ku shihet pakoja të cilën e ka marrë dhuratë si duket nga ktz, transmeton Telegrafi.
Në këtë pako siç mëson Telegrafi janë veshje nga koleksioni i ri i brendit botëror, KTZ.
Për këtë brend Tuna ka realizuar një fotosesion, i cili do të publikohet shumë shpejt dhe që konsiderohet një sukses i madh për një artist të tregut shqiptar në arenën ndërkombëtare.