Bujar Basha, protagonist i arratisjeve spektakolare nga Burgu i Dubravës, akuzon stafin e këtij burgu për, siç thotë, korrupsionin e madh i cili e ka kapluar këtë burg.
Në një intervistë ekskluzive të dhënë për emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK, Basha ka thënë se për të kaluar prej një pavijoni në një pavijon tjetër në Dubravë, të burgosurit duhet patjetër të korruptojnë zyrtarët e burgut.
Në një intervistë ekskluzive të dhënë për emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK, Basha ka thënë se për të kaluar prej një pavijoni në një pavijon tjetër në Dubravë, të burgosurit duhet patjetër të korruptojnë zyrtarët e burgut.
“Varet, veç këtu s’ki çka flet nën 1000 euro”, ka thënë Basha.
Më tej, Basha thekson se posedon edhe incizime të cilat i ka bërë vetë ai, me punëtorët social të burgut, të cilët pretendon se ia kanë kërkuar 5000 euro për ta privilegjuar në burg.
I dënuari me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë rrëfen për kontrabandën me drogë, e cila ndodh në Burgun e Dubravës.
"Sa i përket drogës kryesisht përdoret marihuana", tha ai për emisionin "Betimi për Drejtësi" që transmetohet në RTK.
Drejtuesit e Shërbimit Korrektues në Dubravë mohojnë dallaveret më të burgosurit por pranojnë se në këtë burg ka kontrabandë të mjeteve të ndaluara dhe drogave të ndryshme.
"Edhe i burgosuri edhe familjarët tentojnë që edhe përmes trupit drogën ta sjellin këtu", tha Zyrafete Ymeraj, ud. drejtoreshë e Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Në njërën nga qendrat më problematike korrektuese në Kosovë, Burgun e Dubravës, të burgosurit e rrezikshmërisë së lartë flasin për jetesën në këtë burg, për arratisjet nga burgu, për krimet mizore, për tregun e heroinës dhe për sigurinë në burg.