Sëmundjet kardiake, qëndrojnë në krye të top listës, më pas diabeti , sëmundjet e veshkave, tëmthit dhe mëlçisë.
Zemra
Për luftimin e sëmundjeve duhet të pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj. Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje. Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë dhe duhet të kini parasysh të evitoni alkoolin, duhanin.
Kolesteroli
Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit s’duhet të pini cigare. Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale, favorizoni peshkun, vajin e ullirit dhe kujdes me ëmbëlsirat.
Obeziteti
Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë. Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një masë e caktuar e tyre çdo ditë.
Anemia
Anemikët duhet të fillojnë të konsumojnë fruta me vitaminë C, spinaq dhe barëra jeshile. Pini 150 gramë lëng karotash në ditë dhe 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, hani sa më shpesh domatja. Gjithashtu, merrni çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.
Reumatizma
Bëni ushtrime gjimnastikore të lehta, merrni here pas herë tableta multivitaminë. Jetoni në ambiente që s’janë të ftohta si dhe bëni plazh çdo vit dhe shtrihuni në rërën e mëngjesit dhe të pasdites. Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol.
Diabeti
Për të sëmurët me diabet ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët. Fillimisht ata duhet të mbajnë nën kontroll peshën dhe të kufizojnë sheqernat e rafinuara. Nga ana tjetër ata duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë, yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.
Veshkat
Për të evituar sëmundjet e veshkave evitoni kripën e tepërt, pini sa më shumë lëngje, konsumoni çaj nga trëndafili i egër, lëng kumbulle. Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.