Popujt më pijanecë në botë
10 – Bjellorusia
10 milionë banorë
Populli që e konsumon aq shumë alkoolin sa qeveria e sheh abuzimin me alkool si një nga faktorët kryesor të depresionit e vdekjes. Në këtë vend 28% e meshkujve dhe 12% e femrave janë të alkoolizuar kronik. Pak verë e pak birrë, bjellorusët i duan superalkoolikët.
9 – Sllovenia
2 milionë banorë
Sllovenëve u pëlqen të pinë. Afër Italisë, (ende para disa vitesh kishte zëra për mbylljen e dyqaneve në kufi për shkak të alkoolit e cigareve) Sllovenia është “nëna” e kombeve më të alkoolizuara në botë.
8 – Rumania
22 milionë banorë
Të dhënat për konsumimin e alkoolit në Bukuresht janë të njëjta me ato të sllovenëve. Super të alkoolizuarët janë të “lodhur” me verën dhe birrën.
7 – Andorra
100 mijë banorë.
Mikroshteti mes Francës dhe Spanjës është i “sëmur” nga një përqindje e lartë e të alkoolizuarve në këtë principatë.
6 – Estonia
1,5 milionë banorë.
Një nga vendet më të shfrenuara të zonës Euro është edhe një nga më të goditurat nga problemi i alkoolit. 1/3 e meshkujve kanë deklaruar se janë të mësuar me alkoolin, ndërsa birra dominon më së shumti si pije. Në Estoni autoritet kanë ndaluar që të pihet në rrugë.
5 – Ukraina
46 milionë banorë
Është një nga vendet jashtë normave të konsumimit të alkoolit, sipas një studimi të një gazete gjermane, i atribuohet ky pozicion në klasifikim ukrainasve duke e lidhur kryesisht me situatën politike në vend.
4 – Rusia
144 milionë banorë .
Vodka është pija e tyre tradicionale dhe rusët ishin pretendentët kryesor për këtë klasifikim, “special”. Ndalen në vendin e katërt. Praktikisht fare nuk pinë birrë.
3 – Hungaria
10 milionë banorë.
Me Hungarinë tejkalohen shifrat, një banorë mesatarisht konsumon 16.27 litra në vit.
2 – Çekia
10 milionë banorë
Abuzim me birra në Çeki, abuzim i superalkoolikëve, abuzim me verën. 34,4% e meshkujve klasifikohen si të alkoolizuar të rregullt. Statistikat e fundit, më 2005, tregojnë se alkooli është një ndër shkaqet e vdekjeve atje në 26,6 meshkujve dhe 9,3 e femrave.
1 – Moldavia
4 milionë banorë
E pavarësuar më 1991 “fiton titullin” në Evropë si “kumbara” e alkoolit. Sipas statistikave në këtë vend çdo person pi rreth 18,2 litra alkool të pastër.