A ju kujtohet Mirsa Kërqeli? (Video)


Ky fundvit e rikthen këngëtaren, Mirsa Kërqeli, me disa projekte të reja.
Pas lansimit të këngës “Si modele” që e solli në bashkëpunim me Alban Mehmeti, ka lansuar edhe një këngë tjetër.
Kënga titullohet “A po të kujtona” dhe është pjesë e xhirimeve për netët festive të Vitit të Ri.
Pas një pauze ku Mirsa tani ka edhe rolin e nënës, pasi ka sjellë në jetë një djalë, është rikthyer me plot energji për të punuar në projekte muzikore.
Duket se këngëtarja ka dashur të pyes publikun nëse i kujtohet, e në fakt fansat kanë qenë ata që gjatë gjithë kohës kanë kërkuar rikthimin e saj.