26 vjeçarja, F.M, nga fshati Suhogërllë e Istogut, i ka dhënë fund jetës së saj.
"Nga koha e raportimit të rastit njësitet policore së bashku me hetuesit policor në nivelin lokal dhe rajonal kanë ndërmarr veprime të menjëhershme , me ç ’rast me të arritur në vendin e ngjarjes është vërejtur një person i gjinisë femer e cila kishte qenë e varur në një pemë pran shtëpive të lagjës ku banonte viktima.
Njesiti patrollues policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes .Vendit të ngjarjes iu kanë pergjigjur të gjitha njësitet relvante dhe të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin përkatës të çështjes.
Motivi i kësaj vepre ende është i pa njohur për hetuesit policor të Njësitit Rajonal të Hetimeve të cilët janë duke zhvilluar hetimet për të mësuar të gjitha rrethanat që kanë ndikuar tek viktima për të kryer një akt të tillë të vetvarjes .Trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi.
Rasti është duke u proceduar nga hetuesit rajonal të hetimeve pran DRP Pejë Pejë", thuhet në njoftim.