Mjegulla e dendur që ka përfshirë komunën e Vitisë ka rezultuar me një aksident komunikacioni në rrugën Ferizaj-Gjilan, konkretisht në qendër të fshatit Radivojc para marketit “Noli Com”.
Siç bëhet e ditur nga terreni aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, ku ishte e përfshirë një veturë në të cilën gjendeshin 4 persona.
Mësohet se ata nuk kanë pësuar lëndime, nderkaq ishin nga komuna e Shtimes dhe po ktheheshin nga Sllovenia, citon VitiaLive.
Mjegulla e dendur dhe rruga e rrëshqitshme, ka bërë që qarkullimi sot të jetë i vështirësuar, gjë që kërkon një vëmendje të shtuar të ngasësve në trafik si dhe pjesëmarrësve tjerë që ti kufizojnë lëvizjet e qarkullimit aktualisht.