Kjo është super ministrja e Kulturës... (Video/Foto)


Fotoja e postuar fillimisht në "Facebook" e Lisa Hanna-s, ministre e Kulturës dhe Rinisë në Xhamajkë, po bën xhiron e botës në internet, duke shkaktuar edhe debate. Në Xhamajkë, disa media e quajnë narcize, disa të tjera e konsiderojnë foton si normale dhe të padëmshme.

Lisa ka qenë "Miss Xhamajka" në vitin 1993 dhe më pas është kurorëzuar edhe "Miss Bota" (Miss World), ndërsa ministre u zgjodh në vitin 2012.
Në artikulli i fundit i publikuar në “The Gleaner” sugjeron se, pas publikimit të fotove ku ajo shfaqet me bikini, faza e radhës për ministren do të jetë një fotografi me të brendshme, ndërsa shkon në shtrat.